NËNA E BRAKTIISUR KËRKON NDIHMË PËR VAJZËN E SAJ DY JAVËSHE (VIDEO)

0
537

Hashije Jusufi 34-vjeçe nënë e vetme me një vajzë dy javëshe jeton te vëllau i sajë në fshatin Bojanë të komunës së Sarajit pasiqë muaj më parë kur ishte shtatzënë ishte braktisur nga burri dhe ka ngelur e vetme në mes të katër rrugëve ku duhet të kujdeset për vajzën e sajë të vogël Ajlindën dy javëshe dhe nënën e shtyrë në moshë.

Ata nuk kanë kurëfar të ardhurash jetojnë në një dhomë të ftohtë në shtëpinë e vëllaut , pa ngrohje dhe pa ushqime të mjaftueshme si për veten poashtu edhe për vajzën e vogël 2 javëshe.

Nëna Hashije thotë që kur është braktisur nga bashkëshorti është bërë barë edhe për vëllain i cili nuk është në gjendje të mirë ekonomike që të përkujdeset edhe për të dhe vajzën e saj të vogël, prandaj është detyruar që të kërkojë ndihmë nga njerëzit bamirës, dhe human që ta ndihmojnë të fus kokën diku në një ambient më të ngrohtë me kushte më të mira për të rritur vajzën, ajo shprehet se ka nevojë edhe për ushqime, qumësht dhe veshmbathje si për veten poashtu edhe për vajzën.

Të gjithë ata njerëz bamirës human që duan dhe kanë mundësi ta ndihmojnë Hashije Jusufin nga fshati Bojanë le të paraqiten në numrin e telefonit 072-664-402.